Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm ku do të zgjidhet kryetari i ri pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga kjo pozitë të cilën e mbajti për 10 vite.
Në Kuvendin Zgjedhor, që pritet të fillojë në orën 10:00, marrin pjesë 355 delegatë nga të gjitha degët e kësaj partie.
Në garë për të marrë timonin e LDK-së janë paraqitur katër kandidatura deri tani, ajo e Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut, Anton Qunit dhe Besian Mustafës.
Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të LDK-së pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e 14 shkurtit ku partia e udhëhequr nga ai u rendit në vendin e tretë me 12.73 për qind të votave.
Kryetari i ri i LDK-së do ta drejtojë partinë për dy vitet e ardhshme, ku edhe do të mbahet Kuvendi i rregullt zgjedhor. Kryetari i ri do të jetë i katërti që nga themelimi i kësaj partie në vitin 1989