Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar së në takimin me kryetarët e degëve kanë diskutuar për përgatitjet organizative për zgjedhjet nacionale, diskutimet finale për listën e deputetëve dhe hapjen e mëtutjeshme të LDK-së ndaj secilit të djathtë që ndav vizion të njejtë më këtë subjekt.
“Të gjendur përballë perdes së popullizmit e propagandës; të ballafaquar me arrogancën e pushtetit; të përballur me sulmet përditshme ndaj themeleve tona të shtetësisë, Republika e Kosovës dhe populli ynë, po shndërrohen në pengje kolektive të zymtësisë e paaftësisë”, ka shkruar ndër të tjera kreu i LDK-së.