Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Rraci, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me përkrahësit në Përqevë të Klinës, ku është pritur nga Zeqir Gashi, një rugovist i vërtetë dhe një zë i fortë i vlerave tradicionale shqiptare.
Gjatë këtij takimi, Rraci ka vënë theksin te rëndësia e Odës Shqiptare si një institucion që ruan dhe përcjell vlerat dhe traditat tona kombëtare. Ai ka nënvizuar fuqinë e bashkimit rreth këtyre vlerave dhe përkushtimin e tij dhe të LDK-së për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Ky takim na rikujtoi fuqinë e bashkimit rreth vlerave që na identifikojnë si popull dhe përkushtimin tonë ndaj rrugës drejt një të ardhmeje më të mirë,” – është shprehur Rraci.
LDK po vazhdon angazhimin e saj në terren, duke forcuar mbështetjen dhe duke u lidhur me qytetarët në çdo cep të vendit.
✅ LDK 124
✅ Lumir Abdixhiku – 1
✅ Alban Rraci – 38
✅ Arben Limanaj – 65