Adnan Merovci, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet sërish ka rekomanduar një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Merovci, ish këshilltar i presidentit Ibrahim Rugova ka dhënë edhe propozimet për ndarjen e pozitave institucionale.
Sipas tij, kryeministër duhet të jetë Albin Kurti, kryetar i Kosovës Lutfi Haziri, kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani, ministre e Punëve të Jashtme dhe kryetare e LDK-së.
Lexoni të plotë postimin:
Vaksina e nevojshme për Kosovën!
Koalicioni: VV + LDK;
Kryeministër: Albin KURTI;
Kryetar i Kosovës: Lutfi HAZIRI;
Kryetar i Kuvendit: Glauk KONJUFCA;
Kryetare e LDK-së dhe Ministre e Jashtme: Vjosa OSMANI;
Kjo arrihet nëse aplikohet vaksina kundër inateve, mllefeve, hakmarrjeve dhe krejt kjo për Kosovën!.