Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, me 46 nënshkrime të deputetëve. Gazeta Express merr vesh se nga LDK’ja nënshkrimet nuk i kanë dhënë kryeparalamentarja Vjosa Osmani dhe dy deputetët, Ardian Shala dhe Haxhi Avdyli, raporton Gazeta Express.
Se do t’i dorëzonin nënshkrimet sot, ka njoftuar edhe shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi. Megjithatë, nga partia e Isa Mustafës kanë deklaruar se do të presin reflektim nga kryeministrit Albin Kurti deri në fund të orarit zyrtar.
LDK’ja për mocionin ka marrë mbështetje deri më tani nga tri parti opozitare, AAK, Nisma dhe AKR.
PDK-ja ende nuk është deklaruar zyrtarisht nëse do ta mbështesë ose jo mocionin e LDK-së.
Për të kaluar mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti, Lidhjes Demokratike iu duhen 61 vota./