Dega e LDK-së në Klinë dhe Bashkësia e degëve të Partisë Shqiptare Demokristiane (PSHDK) kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi, aleancë kjo që lidhet edhe me dy kryetarët historik atij të LDK-së, Ibrahim Rugova dhe PSHDK-së, Mark Krasniqi.
Më këtë rast dega e LDK-së në Klinë dhe ajo e PSHDK-së janë zotuar se do ta mbështesin njëra-tjetrën në zgjedhjet nacionale dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tutje.