LDK, Dega në Klinë ka mbajtur takim mobilizues me banorët e lagjes Zeqa të fshatit Bokshiq
Në vazhdën e takimeve mobilizuese që po mbahen në fshatrat e Klinës, Dega e LDK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës në lagjen Zeqa të fshatit Bokshiq.
Pjesëmarrës në këtë tubim ishin kandidati për deputet, Isuf Berisha, së bashku me Anëtarin e Kryesisē e Degës së LDK-së, Aziz Desku, zëdhënësin e Degës, Arben Limani si dhe Jeronim Balaj nga Forumi Rinor i LDK-së në Klinë të cilët u mirëpriten nga banorët e fshatit në fjalë.
Me këtë rast banorët e lagjes Zeqa theksuan njëzëri se e mbështesin fuqishëm kandidimin e Vjosa Osmanit për Kryeministre të ardhëshme të Kosovës e gjithashtu edhe kandidimin e kandidatëve nga Klina për deputetë në Kuvendin e Kosovës, duke besuar kështu në fitoren e madhe.
Tek banorët e lagjes Zeqa të Bokshiqit është parë një entuziazëm, gatishmëri dhe përkushtim në rrugën drejtë ndryshimit të madh dhe në rrugën e fitores.