LAZIO DËSHPËRON KOSOVËN, MURIQI NUK LUAN NDAJ MAQEDONISË SË VERIUT

Klubi italian, SS Lazio, përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Vedat Muriqi do të mungojë deri në mes të muajit tetor për shkak të një lëndimi dhe infektimit me koronavirus.

Në orët e para të mëngjesit u raportua se reprezentuesi i Kosovës, Muriqi është infketuar me koronavirus, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe klubi kryeqytetas.

Sipas kësaj që Lazio njoftoi, atëherë Muriqi nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen vendimtare për Kosovën ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian ‘Euro2021’.

Ndeshja me Maqedoninë e Veriut zhvillohet me tetë tetor.Ish sulmuesi i Lirisë së Prizrenit, nuk u paraqitë as në ndeshjet e fundit që Kosova i zhvilloi në shtator për shkak të lëndimit.

Sulmuesi shqiptar ditë më parë kompletoi transferimin e tij të karrierës nga Fenerbahce në Lazio për 18 milionë euro.