Largohet përdorimi i kontejnerëve të mëdhenj në qendër të Klinës

Kompania e Pastrimit “Ambienti” në Klinë ka njoftuar se nga dita e hënë, më 2 dhjetor 2024, do të largohen kontejnerët e madhësisë 1.1m³ nga qendra e qytetit.

Në vend të tyre, për banesat kolektive dhe lokalet, grumbullimi i mbeturinave do të bëhet përmes shportave më të vogla, me kapacitet 120 dhe 240 litra.

Shportat do të vendosen pranë hyrjeve të banesave, ndërsa pronarët e lokaleve do të duhet t’i nxjerrin ato në rrugën kryesore çdo mëngjes, për 7 ditët e javës.

Ky vendim ka për qëllim përmirësimin e pastërtisë dhe mirëmbajtjen e rregullt të hapësirave publike në qendër të qytetit të Klinës.