Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Barça One” pak ditë para festimeve të 125 vjetorit të klubit dhe “El Clasicos” kundër Real Madridit:
“Barcelona është gjallë. Këtë javë kemi prezantuar posterin e 125 vjetorit, është një vepër arti. Ne jemi në një moment të mirë sot klubi po fiton para. Kjo është shumë e rëndësishme , por tani kemi nevojë për stabilitet. Sot mund të themi se Barça fiton më shumë se sa shpenzon”, ka thënë numri një i klubit spanjoll.
Laporta prek edhe temën e merkatos: “Na paraqitën një ofertë prej 250 milionë eurosh për Lamine Yamal, por unë refuzova. Sipas Forbes, klubi vlen më shumë se një vit më parë. Nuk shesim nga nevoja, varet nga merkato. Gündogan u largua, por ka ardhur Olmo. Ka lojtarë që po performojnë më mirë, si Raphinha ose Lewandowski. Jemi të lumtur”.
Nuk mund të mungonte një koment edhe për trajnerin Hansi Flick “Ai ka revolucionarizuar pankinën e Barçës. Ai është një njeri i klubit, i integruar në qytet, është i sjellshëm, i afërt me njerëzit, kërkues, i disiplinuar, ai udhëheq me shembull. Ai është profesionist dhe ne jemi shumë të kënaqur me punën që ai bën, isha i sigurt se ai do të bënte mirë, u befasova nga aftësia e tij për t’u integruar: duhet të ketë një koordinim maksimal midis departamenteve fitova besimin e të gjithëve, jam shumë i lumtur”.