Një Land Rover i vjedhur në Bullgari në vitin 2021 është identifikuar në pikën kufitare në Vërmicë.
Vetura me targa të Maqedonisë së Veriut e cila drejtohej nga B.S (viti i lindjes 1970, shtetas i Maqedonisë së Veriut) ka arritur në Vërmicë nga territori i Shqipërisë mbrëmë rreth orës 22:05.
E njëjta është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë është ardhur në përfundim se e njëjta është e vjedhur.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti penal, derisa vetura është konfiskuar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.