Shkruan: Lekë Mrijaj
“Me doajeni e poezisë antologjike shqiptare, tashmë me të përndriturin, z Fran Tanushin, për shumë vite me radhë jemi shoqëruar, bashkëpunuar dhe bashkëbiseduar duke trajtuar tema të ndryshme rreth krijimtarisë.
Fort i dashtuni Fran, vertetë e ndjej veten të privilegjuar që kam pasë një mik të mirë dhe të bashkëpunoj e të mesoj shumë gjëra nga ti, për jetën e përgjithme rreth krijimtarisë letrare shqiptare.
Jemi mësuar të takohemi për herë gjatë pushimeve verore kur ju vinit në Kosovë, dhe t’ju shohim përherë në ballinë të eventeve apo takimeve letrare të diasporës në Kosovë, me poezitë tuaja të mrekullueshme, me modestinë, me respektin jo vetëm për bashkolegët tuaj të mirë, por edhe për gjithë njohësit të tjerë të poezisë e krjimtarisë letrare shqiptare.
Personazhi i juaj i pavdekshëm tek unë mbetët një testament për letërsinë shqiptare, gjë qe e them me plotë përgjegjësi se për mua dhe brezat në vijim, me veprat tuaja ju do të mbetëni një emblem e qendrushme poetike”.
Ndaj sot, me 26 gusht 2021, në varrezat e Jagozit tē Navosellës së Gjakovës, i është dhënë lamtumira e fundit poetit të antologjisë shqiptare, z. Fran Tanushit, i cili pas një sëmundje të shkurtër, tre ditë më parë (me 23 gusht 2021) ndërroj jetë në Spitalin “Cistina ” në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Mesha e dritës është mbajtur sot në kishën e “Shën Rrokut” në Novosellë në pjesmarrjën e dy ipeshkvinjve-mons. Dodë Gjergji dhe mons. Rrok Gjonlleshaj si dhe dhjetëra meshtarë dhe motra të nderit.
Ndëra riti i salikimit dhe me një biografi rreth jetës dhe vepres së poetit, Fran Tanushit, ka folur dom Fran Kolaj e të tjerë, në prani të shumë qytetarëve familjarëve, miqve si përfaqësues të tjerë të artit, kulturës si dhe të institucioneve vendore.
Pranë varrit të të ndjerit janë lexuar edhe dy poezi të shkruara nga poeti Fran Tanushi, poezi të recituara nga Albert Marjakaj.
Në emër të familjarëve foli edhe pader Aleksander Tanushi (vëllau Franit) i cili i falenderoj të gjithë të pranishmit në pjesmarrjen në ceremonin mortore duke veçuar bashkolegët e Franit si dhe Shoqatën e LKSHM (Lidhjën e Krijuesve Shqiptar në Mergat ku Fran Tanushi ishte nënkryetar i saj) të cilët kanë vëndosur edhe kurora me lule të njoma në varrin e poetit të antologjisë shqiptare, Fran Tanushit.
Njëkohësisht në vorrim mori pjesë edhe miku i të ndjerit, dr. Nikollë Loka me miq e bashkpuntorë të tij nga Tirana, si edhe Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” nga Klina qe kryesohet nga Pal Canaj me bashkpuntorë etj…
PAK BIOGRAFI: Fran Tanushi (07.03.1963-23.08.2021). Sociolog, poet, publicist. Lindi në Novosellë, Gjakovë, në një familje të madhe dhe të njohur, e ardhur prej kohësh nga Mnela. Jetoi dhe veproi në Augsburg, Gjermani.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjakovë (1982). Në Prishtinë studioi për filozofi dhe sociologji (1982-96). Nga rrethanat e ndërlikuara të fund viteve ´80, u detyrua ta lëshojë Kosovën për t’u vendosur në Gjermani. Krijimtaria e tij i ka fillimet e veta që nga bankat e shkollës. Shkrimet e tij të përmbledhura në libra pas shumë viteve, datojnë që nga viti 1982, kohë e fillimit të studimeve, e që me paraqitjet e tij nëpër evente të ndryshme letrare jepte lajmëtarin e një krijuesi që premton.
Ishte anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës. Po ashtu anëtar dhe njëri nga drejtuesit e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (LSHAKSH). Ideator i themelimit si dhe njëherit Sekretar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM). Ka luajtur në skenën e dramës së kohës, e që drama “Shtatë shaljanët”, për një kohë të gjatë u shfaq në shumë skena teatrosh. Ishte themelues, editor dhe drejtues i Revistës “Libertas”.
Ka botuar librat me poezi: “Jeta e censuruar” botimet “Libertas”, Prishtinë-Augsburg (2011), “Ishulli im” botimet “Saga”, Prishtinë (2013); “SHKARPA”, botimet “Geer”, Tiranë (2015); “Shkalla e diellit”, botimet “Lena”, Prishtinë 2018. Krahas poezisë ka shkruar edhe prozë, si dhe është marrë me publicistikë e pikturë.
Ka lenë në dorëshkrim edhe shumë e shumë shkrime të rrafshit poetik, ese, dramë, thënie filozofike, anekdota, publicitikë, kronika gazetareske etj.
Për krijimtarinë dhe aktivitetin e tij artistik është shpërblyer me çmime dhe mirënjohje të shumta. Është fitues i çmimit të parë në “Festivalin kombëtar të letërsisë dhe ditët e diasporës” Prishtinë 2015; në manifestimin “Pavarësia poetike”, Hamburg 2016; “Pena e Artë – Martin Camaj”, Koblenc 2019 dhe çmimin special në Festivalin Poetik Ndërkombëtar, “Veliero”, Torre Melissa 2019 në Kalabri të Italisë. U nda para kohe nga jeta nga një sëmundje e rëndë.
Kujtimi për Ty do të jetë i përjetshëm. Shpirti yt u bëftë dritë dhe pushofsh në paqe”.
Menjiherë pas kalimit në amshim të poetit të antologjisë shqiptare, Fran Tanushi, shumë shkrimtar dhe veprimtar të tjerë me telegrame e komente ngushëllimi ndan dhimbjen me familjen Tanushi duke veçuar disa prej tyre:
Dr. Gëzim Alpion: “Jam i trishtuar të dëgjoj për vdekjen e papritur të mikut dhe kolegut tim të mirë Fran Tanushi. Kam pasur kënaqësinë të komunikoj rregullisht me Franin që nga viti 2017. Ai ishte gjithmonë bujar me kohën dhe njohuritë e tij, të cilat rezultuan shumë të dobishme për një numër botimesh dhe veprash të mia në progres. Frani ishte gjithashtu një poet i afirmuar dhe i mirënjohur, si dhe një redaktues dhe botues i respektuar”.
Prof. dr. Nikollë Loka: Vdekja e ndaloi Fran Tanushin krejt parakohe dhe në mënyrë të papritur. Iku në amshim një poet i talentuar që ka shkruar aq shumë për ikje, por edhe për rikthime, për troje, për autoktoni, vendlindje dhe atdhe. Iku një mik i mirë që rrezantonte virtyte të larta të qytetarit të kulturuar. Na la një poet që dinte të frymëzonte me fjalët e tij dhe që do të na frymëzojë të gjithë jetën. Tash e mbrapa, me Franin do të bisedojmë përmes poezive të tij. Ngushëllime familjes Tanushi, te afermve, shokëve dhe miqve. U prehte ne paqen e përjeteshme dhe i lehte i qofte dheu!
Prof. Mikel Gojani: Kumt tepër i trishtueshëm. Humbje e pakompensueshme për familjen, letërsinë dhe botën shqiptare. Shpirti i Tij rrezatoftë dritë!
Hasan Qyqalla: “Fran, ti jo se ishe vetëm krijuesi që të kam zbërthyer si “poeti që identifikohet me vargjet apo vargjet që e identifikojnë poetin”, por ishe mekanizëm i fuqishëm për kauzën kombëtare. Ishe gjenerator i shumë nismave organizative në botën e emigracionit, aty ku frymohej shqip, qofshin intelektualë, arsimtarë, afaristë, sportistë apo edhe humanistë! Kryefjala juaj, pra ishte GJUHA E KOMBI. E kryepërsonazhi kishte një emër Fran Jozef TANUSHI. Ideatori e propozuesi i parë që “dizajnoi” LIDHJEN E KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË (LKSHM)…”
Martin Çuni:”Shpejt na ike o poet Fran Tanushi i Dukagjinit! Nuk i shpalove të gjitha muzat o miku e shoku ynë senzibël! Ishe poet edhe shok edhe mik Frymëzues i palodhur i dallëndysheve, Shqipeve tona në mërgatën anëmembanë! Nuk u lodhe asnjëherë me ide e nxitje të reja. Për fjalën e bukur, për fjalën e lirë, për shqipen e dlirë! Gjithë shokëve iu ndal fryma. U shtangën nga lajmi i mortit; Po ti poet nuk u fike si qiriri. Vepra juaj e tregon më së miri”.
Musa Jupolli: “Të prita, po ti udhëtove me dashurinë e Atdheut në gjiun tënd të ngrohtë, n’amanet m’i letrat shqipe n’emër t’Arbërisë, n’emër të Dardanisë ! Sot poeti im vëlla më la me shpirt thyer, nuk kam fjalë për ngushëllime veçse një letre të bukur shpirti n’emër të poetëve të kombit: NË PARAJSË POETIKE TKIMI YNË LE TË JETË PËR KULTURËN ME VARGUN E TIM VËLLA FRAN TANUSHIT”!
Anton Marku: “Fran, ishim me fat që patëm rastin të të njohim, të ndërrojmë një fjalë me ty, të flasim për poezinë dhe artin, aty ku ti ishe i pari”.
Prof. Eduard Frrokaj: “Siq ka thenë At Zef Pllumi ” O Zot po erret ” …Një lajm pikëllues dhe kaq i trishtë në këtë kohë misteri ,sot na la miku dhe poeti Fran Tanushi”.
Publicisti Arben Gjinaj: “Lajm pikëlllues për të gjithë ne që e njohëm dhe mësuam prej tij si ta duam më shumë vetën dhe jetën”!
Brahim Avdyli: “Kumt tepër i trishtueshëm e me dhembje, krahas të gjitha dhembjeve të miat që i kam dhe lotët po më bien varg e vi, për mikun tim, të ndjerin Fran Tanushi”
Nue Lleshaj: “Tronditës ky lajm disi i pabesueshëm,keqardhje gjerë në dhimbje të fortë për humbjen shumë të parakohëshme të poetit të madh, artistit të fjalës së shkruar Fran Tanusha”!
Xhevat Muaaku: “Lajmi per vdekjen e Franit më tronditi thellë. I përcjellim ngushëllime familjes, miqësisë, komunitetit poetik, lexuesve të fjalës së shkruar plot shije e kuptim”.
Fadil Skenderaj: “Pikrisht sot, ne nji bisede me nji mikun tem poet, biseduem per artin poetit te t’ndjerit Fran Tanushi. E tash mbasdreke msova lajmin e trishte. U prehsh ne paqe, ne lumnine e Jezu Krishtit, o njeri e poet i mire”.
Dom Anton Kqira: “Te kame nji borxh të madh . Me ke mbrojte në diten ma te FSHTIREN te jetes time Fran. Edhe pse nuk e kam dijt se je vllau i pader Aleksanderit i nji MESHTARIT te mirë. Do të lutem i per ty! Ty te pastë Krishti në Parajs”.
Krijuesi Ismet Sopi: “O Zot, a është e mundur!? S’kam fjalë, më mbetën në fyt! Shpirti të bëftë Dritë, zemërbujar. Poet e shkrimtar, o i miri Shqiptar!
Marjan Dodaj: “Me pikëllim mora sot lajmin për shkuarjen në amshim të poetit dhe shkrimtarit të shquar në mërgatën shqiptare në Gjermani, Fran Tanushi, bashkëvendas, mik e shok i rinisë”.
Poeti Dan Ibrahimi: “Paska ikur matanë fare pa pritur edhe poeti i madh, Fran Tanushi! Siç duket, muzat e perjetshme e deshen atje, por vargu i tij mbeti ketej. Lamtumirë o shok, dhe mireutakofshim një ditë!
Ismet Krasniqi-Lala: “Lamtumirë poet, shkrimtar e miku im Fran Tanushi, ngushëllime familjës miqëve e shokëve dhe Shoqatës së Shkrimtarëve në Mërgatë”.
Lumni Limani: “Lamtumirë miku im poet i dashur! Lamtumirë poet i fjalës së ëmbël shqipe! Të shkosh në vendlindje the, nuk është shëtitje, por asht dashni… Ardhja jote në vendlindje Fran i dashur, nuk qenka shëtitje; e as vetëm dashni, por qenka edhe lot e dhembje për Ty…Prehu i qetë poet i dashur në dheun e Arbërisë, të cilës i fale vargjet më të bukura nga zemra dhe nga shpirti yt i bardhë si bora”!
Mustafë Krasniqi: “Frani, përpos që ishte i përkushtuar për artin, krijimtarinë e vlerave, ka qenë i angazhuar edhe në shkollën shqipe në LAPSH në Bavari si nënkryetar. Fran me dhimbje të madhe po të them: “rrugë e mbarë për botën tjetër, ne do të kujtojmë përherë”!
Halil Rrustemaj: “Familja Tanushi mbeti pa më të Mirin ! LKSHM, u vogëlua! Neve na mungon një Poet dhe Mik i Dashur” !
Muharrem Blakaj: “U shkëput një poet, u shua një poezi dhe u fik një yll në qiellin Dardan”!