Lakra jeshile përmban më shumë hekur se mishi i gjedhit dhe më shumë kalcium sesa qumështi, është përplot me fibra dhe aminoacide omega-3, kështu që nuk ka arsye për të mos e konsumuar.
Një porcion lakër jeshile e papërpunuar përmban 200 për qind vitaminë A, 130 për qind vitaminë C dhe 680 për qind vitaminë K. Është burim i mirë për fibra bimore dhe minerale – folate, hekur, kalcium, kalium, mangan dhe fosfor, përmirëson tretjen dhe lufton mbipeshën
MBRON NGA KANCERI
Është dëshmuar se izotiocianati në lakrën jeshile neutralizon substancat që e shkaktojnë kancerin, si dhe përhapjen e tij. Studimet e fundit flasin se lakra jeshile mund ta detoksojë organizmin dhe rregullon gjendjen e përgjithshme të rij.
MBRON SYTË DHE ZEMRËN
Lakra jeshile është e pasur me karotenoide dhe vitaminë A, që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e syve, sepse mbrojnë nga rrezet ultravjollcë dhe radikalet e lira. Sasia me vitaminë K në lakrën jeshile mbron zemrën dhe besohet se ul rrezikun nga arteroskleroza.
USHQEN ESHTRAT
Vitamina K është kyçe për shëndetin e eshtrave, e në 100 gr lakër jeshile ka rreth 1.000 për qind të nevojave ditore. Kjo vitaminë përmirëson absorbimin e kalciumit dhe ul sekretimin e tij përmes urinës.