Që nga dita e sotme, çmimet për kalimin në rrugët e Serbisë janë rritur, 12% do të jetë çmimi më i lartë për kalim në secilën autostradë në shtetin fqinj.
Rritja e çmimit për tarifat u përcaktua nga ndryshimet në Ligjin mbi Tarifat për Përdorimin e Mallrave Publike, e cila u miratua para pak javësh në parlamentin serb
Çmimet do të variojnë varësisht nga kategoria e automjeteve.
Ky vendim pritet të prekë edhe diasporën kosovare të cilët janë në numër të madh që shfrytëzojnë ardhjen në Kosovë përmes autostradave në Serbi.