Në komunën e Malishevës numri total i të infektuarve me Covid 19 ka shkuar në 76 persona. Mirëpo numri i rasteve aktive në këtë komunë për momentin është 18 persona. Kjo ngase 58 të infektuar me koronavirus tashmë janë shëruar plotësisht në Malishevë. Lajme të mira nga atje dha në një lidhje direkte për Gazetën Express kreu i Malishevës, Ragip Begaj.
“Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve 58 persona janë shëru. Sot do të kemi testime të reja. Kemi shpresa se mund të ketë edhe persona të tjerë të shëruar në komunën tonë. Ne ende jemi duke punu me staf të reduktuar. Tek e hëna mund të kemi normalitet”, thotë kryetari Begaj
Ai ka bërë apel që qytetarët t’i repektojnë rregullat për vetizolim dhe distancim social.
“Unë bëj apel që të kemi lëvizjsje të kujdesshmë të qytetarëve në komunën tonë. Masat e reja të Qeverisë janë duke u respektuar cdo herë nga ana e qytetarëve tanë. Ka edhe të pandërgjegjshëm që po i thyejnë rregullat, mirëpo ata ballafaqohen me dënime nga ana e policisë”, deklaron ai