Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj lirohet nga aktakuza.
Klina.info ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit, dhe vendimin e këtij institucioni për rastin e Elezajt.
Pas këtij vendimi edhe i pari i Klinës, ka shkruar një status në FB:
Të nderuar familjarë, miq, qytetarë të nderuar,
Kam qenë i nderuar me besimin tuaj sa herë keni qenë të bindur në nderin dhe pastërtinë time.
Sot kuptova se Gjykata e Apelit më ka liruar nga aktakuza.
Në këtë rrugëtim timin për drejtësi, kam qëndruar prapa këshillave dhe mbrojtjes të avokatit Kujtim Kërveshi dhe ekipit të tij, të cilëve u jam mirënjohës pa fund!
Lirimi nga aktakuza pa dyshim se ma ka forcuar dinjitetin familjar, personal dhe profesional.
Ju falënderoj secilit për urimet, mbështetjen dhe kujdesin!
I juaji,
Zenun Elezaj