Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llabjan të Pejës
Rastin për Express e ka konfirmuar policia dhe prokuroria e Pejës.
“Një person është gjetur pa shenja jete, dyshohet se ka të bëjë me vrasje. Prokurori, policia dhe departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme”, ka thënë për Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Edhe policia e ka konfirmuar rastin për Express.
“Mund të konfirmoj se është gjetur një trup pa shenja jete. Njësitet policore janë në vend të ngjarjes dhe po marrin të gjitha masat e nevojshme”, ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Viktima është i gjinisë mashkullore.
Express do të ju mbajë të informuar.