Lajmi i fundit/ PDK dhe LDK bëjnë koalicion në Klinë

Sot është mbajtur një takim në mes PDK-së dhe LDK-së në Klinë.

Klina.info nga burimet e veta mëson se dy partitë kanë arritur një marrëveshje për koalicion.

Burimet mësojnë se drejtoritë do të ndahen 5 me 5 derisa kryetari i Kuvendit Komunal do të jetë nga LDK, ndërsa nënkrytari nga PDK.

Së shpejti pritet edhe publikisht të bëhet e ditur kjo marrëveshje.