Një 16-vjecar nga Vitia është bërë viktima më e re në moshë nga COVID-19 në Kosovë. Për Express është konfirmuar se i riu ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Drejtori i Spitalit Regjinal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.
Hajrullahu ka thënë se pacienti ka qenë i shtrirë në spital për 10 ditë dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai ka treguar se 16 vjeçari ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Pacienti ka ardh që 10 ditë në spital. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Pra gjendja e tij ka qenë e rëndë prej fillimit. Ndërsa, edhe COVID-19 e ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tij”, ka deklaruar ai