Lëvizja Vetëvendosjes e Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion qeverisës.
Lajmin e kanë bërë të ditur, dy krerët e partive përmes një konference për media.
Qeveria Kurti do të ketë gjithsej 15 ministri, 2 zëvendëskryeministrave dhe 33 zëvendësministra.
“Na ndajnë vetëm një ditë nga Seanca e Kuvendit e Republikës së Kosovës në të cilën do të zgjedhim Qeverinë e re. Ne sot u takuam me kryetarin e Lidhjes Demokratike, profesor Isa Mustafën. U takuam dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër për ta zgjedhur Qeverinë e re dhe në këtë mënyrë t’a jetësojmë institucionalisht ndryshimin e madh politik të 6 tetorit. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha përvec se harmonizimit të programit edhe për ndarjen e përgjegjësive, për Qeverine e re ku ne do të bashkëqeversim”, ka deklaruar Kurti