Të dielën në Munih të Gjermanisë është zhvilluar dita e dytë e Konferencës së Sigurisë, ku po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e të gjitha vendeve të botës, përfshirë edhe Kosovën.
Albin Kurti, Kryeministri i ri i Kosovës gjatë kësaj ditë ka takuar anëtarët e Bundestagut, Patrick Sensburg, Tobias Lindner, Fritz Felgentreu, Jürgen Hardt dhe Ralph Brinkhaus.
Kurti ka publikuar disa footgrafi pas takimit ku shkruan se Gjermania është një aleat dhe përkrahës I shkëlqyeshëm I Kosovës.
“Ditën time të fundit në #MSC2020 kam pasur takime të këndshme me anëtarët e Bundestagut. Gjermani është një aleat dhe përkrahës i shkëlqyeshëm. Ata patën urimet më të mira për qeverinë tonë të re dhe ofruan mbështetjen e tyre”, shkruan Kurti.