Prifti i Klinës, Jeton Thaqi ka bërë të ditur se është mbyllur iniciativa e grumbullimit të mjeteve për infermierin e sëmurë Ritman Colin i njohur si Coli.
Ky është njoftimi i priftit Thaqi:
Familja e Ritman Colit – Rikit falenderon te gjithe akteret, organizatorët, të gjithë bamirësit dhe donatorët për kontributin e tyre te çmuar. Në këtë çast mendohet se përafersisht është arritur, me një kohë rekord, shuma e kërkuar dhe konsiderojmë këtë iniciativë si të përfunduar për momentin.
Përpos mirënjohjes për të gjithë ju, tani pritet trajtimi mjekësor që do të realizohet në Zagreb dhe lutjet tona që me ndihmën e mjekëve, me vullnetin dhe deshirën e Rikit për jetë dhe ndihmën e të Madhit Zot t-ia kthejnë sa më shpejt shendetin.