Ministria e Financave e Kosovës ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i pagesës për pensionet e rregullta.
MF në një komunikatë për media ka njoftuar po ashtu se është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionistë.
“Javën që shkoi është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionerë, të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat rajonale për të marrë pensionin e muajit shtator, përkundër faktit që një gjë e tillë nuk është e nevojshme sipas vendimit në fuqi”, thuhet në komunikatë.
Njoftimi i plotë:
Sot është bërë ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta.
Javën që shkoi është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionerë, të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat rajonale për të marrë pensionin e muajit shtator, përkundër faktit që një gjë e tillë nuk është e nevojshme sipas vendimit në fuqi.
Të gjithëve u është rikthyer statusi i pensionerit aktiv, dhe javën e kaluar kanë pranuar pensionet e muajit shtator, ndërsa sot kanë pranuar edhe pensionin për muajin tetor.