Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, nga data 08 shkurt do të ndërmarrë disa masa lehtësuese.
Sipas njoftimit për media, do të rikthehen vizitat familjare për të burgosurit në institucionet korrektuese ku do të lejohen dy persona të rritur dhe një fëmijë.
Gjatë kohës së vizitës, vizitorët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse.
SHKK-ja thotë se secili vizitor para se të hyjë në institucionin korrektues, duhet të dëshmojë certifikatën për vaksinim me dy doza, në rast të mos vaksinimit vizitorët duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID -19 jo me i vjetër se 48 orë.
Ndërkaq për fëmijët nën moshën 12-vjeçare nuk kërkohet vaksinimi dhe testi për COVID 19.
Njoftohet se lejohet shfrytëzimi i benificioneve për të dënuar (vikend në shtëpi), ndërsa në momentin e kthimit në institucion, i dënuari i cili nuk i ka marr dy dozat e vaksinimit duhet të dëshmojë testin për COVID- 19, në rast se testi rezulton pozitiv, i njëjti duhet të karantinohet në institucionin korrektues.
Gjithashtu lejohen vizitat në lokalet e veçanta në institucionet korrektuese.