Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të mbajë konferencë për media nga ora 11:00.
Në këtë konferencë do të shpallet i hapur aplikimi për grante dhe subvencione.
Konferenca do të mbahet në objektin e MBPZhR-së, Rr. “Ukshin Hoti” – Kompleksi “Ramiz Sadiku”, Prishtinë.
Pas një viti të mundimshëm për bujqit, ky konsiderohet lajm shpresëdhënës për ta dhe që sadopak do të zbusë krizën financiare të tyre./