Lajm i mirë për ata që duan punë në Zvicër

Lajm i mirë për punëkërkuesit në të gjithë vendin, me ofertat zvicerane të punës që mbeten të forta në tremujorin e fundit të vitit 2019

E Diel, 19 Janar 2020 – 10:00albinfo.ch

Ofertat për punë u rritën paksa krahasuar me vitin e kaluar – me rreth një për qind – duke treguar një këndvështrim pozitiv ekonomik në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Sektorët kryesorë të rritjes janë ndërtimi dhe kujdesi shëndetësor, ku mund të gjenden shumica e vendeve të reja të punës.

Pjesa më e madhe e rritjes ka ardhur në veri-perëndim dhe në qendër të vendit, ku ofertat për punë u rritën përkatësisht me 11 për qind dhe 13 për qind përkatësisht në industrinë e ndërtimit.

Uljet më të mëdha janë parë në perëndim të vendit, veçanërisht rreth Gjenevës, ku ofertat u ulën përkatësisht me 8 për qind dhe 14 për qind.