Arjanita Ibriqi ka kaluar me sukses operimin dhe tashmë do të mund të ecë përsëri pas disa vitësh.
Kështu ka bërë ditur Labinot Tahiri përmes një postimi në Facebook, i cili ka njoftuar se operimi i Arjanitës ka kaluar me sukses.
“Arjanita Ibriqi, nga sot do të shkojë e shëndosh në shtëpi te familja dhe shoqëria e saj!”, ka shkruar Labi në postimin e tij.