Shkelzim Zekaj, 15-vjeçar nga Komuna e Drenasit i zhdukur që nga data 4 korrik, është gjetur sot,
Lajmin për gjetjen e tij e ka konfirmuar për Flora Ahmeti- zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se i mituri ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Duke ju falënderuar paraprakisht për bashkëpunimin, ju njoftojmë se pas publikimit të njoftimit , për zhdukjen e 15 vjeçarit nga Nekoci, në bashkëpunim me qytetarët personi është gjetur. I njëti është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Ahmeti
Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme procedurale për rastin në fjalë.