25 personat e testuar të shtunën për koronavirus në Korishë të Prizrenit kanë dalë negative,
Kështu ka bërë të ditur Faruk Dakaj, drejtor për Emergjencë dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, sipas të cilit ky është një lajm i mirë por duhët të vazhdohet me respektimin e masave.
Lajm i mirë për Korishë: Personat (25) që u testuan dje nga IKSHPK, nëse janë të prekur apo jo me Covid 19, rezultuan negativ në testet e kryera. Nuk duhet të çlirohemi. Respektoni udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Mbani distancën 🚹↔️🚹”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Korisha e Prizrenit u vendos në karantinë para tre ditësh pasi një person nga ky fshat rezultoi pozitiv me koronavirus.