IKSHP përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se janë shënuar 6 raste të reja me COVID 19, duke shkuar kështu numri i të infektuarve në 132.
Por, gjithashtu kanë dhënë edhe një lajm të mirë, se gjashtë pacientë tashmë janë shëruar, transmeton Indeksonline.
“Sot më 03.04.2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacientë derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri me sot është gjashtëmbëdhjetë (16).
Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar”, thuhet në njoftim.
Nga data 08.02.2020 deri me 03.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.605 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 132 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.