I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave të zhdukur në Kosovë është urgjente.
“Zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit – pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike – meritojnë që ky proces të mbyllet. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentimit Kosovë, u takova me Qendrën e Burimeve Njerëzore për Personat e Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen e filmit “Uji dhe qirinjtë”, ka shkruar ai në Twitter.
Resolving the fate of more than 1600 persons still missing is urgent. All loved ones – no matter of their ethnicity – deserve closure. This is why I visited the Documentation Center, met with the Missing Persons Resource Center and attended the screening of 🎥“Water and Candles” pic.twitter.com/3CLgrJCc0G
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 27, 2022