Lajçak shkon në Serbi, takohet me Vuçiqin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Serbi ku do të takohet me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Takimi, sipas njoftimit të presidencës serbe do të mbahet në orën 12:00 në Beograd.

Ende nuk është bërë e ditur se cilat do të jenë temat e diskutimit mes Lajçak dhe Vuçiqit, por padyshim se në mesin e tyre do të jetë dialogu.

Në ndërkohë që, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të martën që në 9 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, se tani është koha për të ecur përpara dhe për të “përfunduar me sukses” procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ai tha se me nënshkrimin e Marrëveshjes, Beogradi dhe Prishtina kanë marrë obligime të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka theksuar se të dyja palët duhet të zbatojnë plotësisht gjithçka që është rënë dakord, transmeton Klankosova.tv.