Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka folur pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajçak, duke iu referuar Asociacionit, tha se gjithçka që është nënshkruar duhet të zbatohet, shkruan lajmi.net.
Ai tha se në takim janë diskutuar edhe gjashtë kushtet e kryeministrit Kurti për Asociacionin.
Gjithashtu, ai bëri me dije se temë e diskutimit me Kurtin ishte edhe plani evropian.
“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje për normalizim të raporteve”, tha Lajçak.
Pas vizitës në Kosovë, Lajçak do të niset për Beograd