Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.
Takimi ishte në kuadër të forumit diplomatik, në Antalia të Turqisë.
“Sot në mëngjes në Antalia pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për hapat konkretë të ardhshëm në mënyrë që të çojmë përpara agjendën tonë të përbashkët në rrethanat aktuale”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij zyrtare Twitter.