Lahi Brahimaj: Zotimi im dhe i AAK-së mbetet i palëkundur – të krijojmë kushte optimale në çdo fshat të Kosovës

Gjeneral Lahi Brahimaj, kandidati i AAK-së për deputet me numrin 90, po gjen përkrahje në secilin qytet e fshat.

Brahimaj sot bashkë me banorët e Jabllanicës, Zhabelit, Bardhaniqit, Gërgocit dhe Kralanit, shumica luftëtarë, invalidë të luftës e familjarë të çlirimtarëve, ndanë shqetësimet dhe diskutuan për sfidat që prekin këto vendbanime më vlerë historike.

“Vizioni ynë për një Kosovë Fituese mbështetet pikërisht në zhvillimin e zonave rurale dhe potencialin e pashfrytëzuar të këtyre viseve. Bujqësia dhe blegtoria këtu kanë traditë shekullore, dhe me politika të duhura mbështetëse, mund të shndërrohen në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik.

Zotimi im dhe i AAK-së mbetet i palëkundur – të krijojmë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës, duke siguruar infrastrukturë moderne, përkrahje për fermerët dhe mundësi të barabarta zhvillimi për rininë. Forca e Kosovës qëndron në rrënjët e saj.”, shkruan Brahimaj në FB.

Kosova Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣
Ramush Haradinaj 1️⃣
Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣