Lahi Brahimaj takon djemtë e heroit Mici: Ata janë rritur me dinjitetin dhe krenarinë që u la trashëgim baba i tyre

Lahi Brahimaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka ndarë një moment prekës gjatë fushatës së tij, duke vizituar familjen e heroit të luftës, Selajdin Mulla Abazi – Mici.

Gjatë këtij takimi, Brahimaj u shpreh se, kur sheh bijtë e dëshmorëve, vëren në sytë e tyre shkëlqimin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë që gëzojmë sot.

Ai kujtoi me emocion takimin e fundit me Micin, duke e përshkruar atë si një burrë shembullor në trimëri.

Brahimaj theksoi se djemtë e heroit janë rritur me dinjitetin dhe krenarinë që u la trashëgim babai i tyre, duke i konsideruar ata si dëshmi të gjallë të traditës liridashëse që shqiptarët kanë përcjellë ndër breza.

Në përfundim, ai shprehu lavdi të përjetshme për heroin Selajdin Mulla Abazi – Mici.