Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka mbajtur një tubim elektoral në Malësinë e Vogël të Rahovecit, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre.
Ai theksoi se ky mobilizim historik tregon vendosmërinë për një “Kosovë Fituese” dhe se ka ardhur koha për rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim të hovshëm.
Brahimaj premtoi bashkëpunim me fermerët, vreshtarët dhe ndërmarrësit e Rahovecit për të realizuar potencialin e plotë të kësaj zone.