Lahi Brahimaj: Qytetarët e Gjakovës dhe Klinës të vendosur për ndryshim

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka zhvilluar takime intensive me banorët e lagjeve të Gjakovës dhe bashkësive lokale të Klinës, duke theksuar vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.

Gjatë vizitave në lagjet Bllok i Ri, Çarshi e Vogël dhe Gece të Gjakovës, si dhe në bashkësinë lokale të Sferkës së Gashit në Klinë, Brahimaj vuri në pah mbështetjen e fuqishme për platformën “Kosova Fituese”.

Ai deklaroi: “Bashkë me qytetarët po ndërtojmë një vizion të qartë për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë. Mbështetja juaj është energji shtytëse për realizimin e projektit tonë kombëtar – anëtarësimin e drejtpërdrejtë në NATO përmes Planit Aksional, për një siguri të përhershme dhe jetë më të mirë për të gjithë.”

Brahimaj i ftoi qytetarët të mbështesin Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke votuar:
• Kosova Fituese – numri 137
• Ramush Haradinaj – numri 1
• Lahi Brahimaj – numri 90

Këto takime reflektojnë angazhimin e Brahimajt për të dëgjuar dhe adresuar nevojat e qytetarëve, duke synuar një të ardhme më të ndritur për Kosovën.