Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Lahi Brahimaj, ka thënë se do të jetë zë i fuqishëm për puntorët e sidomos për bujqit,
Kështu është shprehur ai, gjatë një takimi, ku ka dëgjuar hallet e banorëve të komunës së Rahovecit.
“U nderova mbrëmë me pritjen që më bënë disa miq nga Rahoveci, bashkëbiseduam për hallet dhe sfidat që kanë kjo anë në veçanti në sferën e bujqësisë, do të jem zë i fuqishëm i punëtorëve të kësaj ane dhe kudo që janë për t’i eleminuar barrjerat që të kenë sa me të lehtë punën. Është kënaqësi kur takon njerëz të ndershëm e punëtorë”, ka shkruar Brahimaj në Facebook.
Gjithashtu, ai ka falenderuar banorët e kësaj ane, të cilët i kanë ofruar mbështetje.
Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit, ish-gjenerai i UÇK’së, garon për deputet, me numrin 22 në listën e AAK’së.