Lahi Brahimaj ngushëllon familjen Krasniqi pas ndarjes nga jeta të Shehide Krasniqit, nënës së heronjve të UÇK-së, Mujë dhe Ali Krasniqi

Lahi Brahimaj, kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen Krasniqi pas ndarjes nga jeta të Shehide Krasniqit, nënës së dy heronjve të UÇK-së, Mujë dhe Ali Krasniqi, shkruan Klina.info.

Brahimaj vlerësoi figurën e Shehide Krasniqit si një simbol të sakrificës dhe qëndresës familjare për lirinë e Kosovës, duke theksuar se trashëgimia e saj dhe kontributi i familjes Krasniqi janë pjesë e historisë së lavdishme të vendit tonë.

Ngushëllimet e tij përmbyllen me lutjen që shpirti i saj të pushojë në paqe dhe kujtimi për të të mbetet i përjetshëm.