Lahi Brahimaj: Nga betejat për liri te kujtimet pranë oxhakut

Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj, ka ndarë një moment të veçantë gjatë një vizite në fshatin Zhabël. Ai është takuar me djemtë e mikut të tij të dikurshëm të luftës, Lan Zeka, të cilët sot janë shembull i punës dhe suksesit në Gjermani, shkruan Klina.info.

“Dikur me Lan Zekën ishim në ballë të betejave. Sot me djemtë e tij po e shijojmë ndejën në ballë të oxhakut,” tha Brahimaj, duke kujtuar idealin e përbashkët për lirinë që sot gëzohet nga brezat e rinj.

Brahimaj shfrytëzoi rastin të urojë të gjithë mërgimtarët që kanë ardhur për pushime në vendlindje, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve me rrënjët e tyre.

“Uroj që të gjithë mërgimtarët të kalojnë pushime të këndshme në vendlindjen e tyre,” përfundoi ai.