Lahi Brahimaj: Lamtumirë Nënë Shehide, simbol i sakrificës për lirinë e Kosovës

Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj, ka shprehur ngushëllime të thella për ndarjen nga jeta të Nënës Shehide Krasniqi, nënës së dëshmorëve Mujë dhe Ali Krasniqi, duke vlerësuar sakrificën e saj të jashtëzakonshme për lirinë e Kosovës.

“Nana Shehide ishte shtylla jonë e forcës dhe kurajos në çdo hap të luftës për liri. Në shtëpinë e Bacës Lilë në Çabiq, ajo na priste gjithmonë si bijtë e saj, duke na dhënë shpresë dhe guxim në momentet më të vështira,” kujton Brahimaj.

Ai theksoi se largimi i saj është një humbje e madhe, por trashëgimia dhe sakrifica e saj mbeten të përjetshme, transmeton Klina.info.

“Nana e heronjve Mujë e Ali Krasniqi u bashkua sot me bijtë e saj dëshmorë. Sakrifica jote për lirinë e Kosovës do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një shembull frymëzues i pathyeshmërisë dhe përkushtimit ndaj Atdheut,” tha ai.

Lamtumira për Nënën Shehide është një moment i rëndësishëm për të kujtuar dhe nderuar rolin e grave shqiptare në luftën për liri dhe në historinë e Kosovës.