Lahi Brahimaj kujton dëshmorët e rënë në janarin e ’99: “Gjakun e tyre e kemi amanet”

Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj, ka kujtuar me dhembje e krenari trimat që ranë për lirinë e Kosovës në fundin e janarit të vitit 1999.

Ai ka përmendur sakrificën e luftëtarëve që u nisën nga Shqipëria për të sjellë armët e lirisë dhe që dhanë jetën në Bishtazhin, Ujëz, Goden dhe Rogovë të Hasit.

“Për ne që i njohëm në vijat e frontit, këta burra të pathyeshëm do të mbeten përjetësisht shembull i sakrificës sublime për atdhe. Gjakun e tyre e kemi amanet për brezat që vijnë,” ka shkruar Brahimaj.

Ai ka theksuar se sakrifica e dëshmorëve është e gdhendur thellë në zemrat e popullit dhe se kujtimi për ta do të mbetet i përjetshëm.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, përfundon mesazhi i tij.