Lahi Brahimaj, kandidat për deputet nga AAK, takon bashkëluftëtarët dhe aktivistët në Gjakovë

Në një mbrëmje të ngrohtë dhe plot frymë vëllazërore, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, zhvilloi një takim të veçantë me bashkëluftëtarët dhe aktivistët e AAK-së nga fshatrat Cermjan, Kodrali, Rashkoc, Meqë dhe Rakovinë.

Gjatë bisedës, u ndanë kujtime të paharrueshme nga ditët e luftës dhe u diskutua për sfidat aktuale me të cilat përballet Kosova. Brahimaj theksoi se forca e vërtetë e AAK-së qëndron në unitetin dhe bashkëpunimin e njerëzve që kanë sakrifikuar për lirinë e vendit.

Ai shprehu përkushtimin për të punuar së bashku për një të ardhme më të mirë dhe për mirëqenien e brezave të rinj.

“Bashkë luftuam për liri, bashkë do të ndërtojmë një Kosovë fituese,” tha Brahimaj, duke përçuar mesazhin e tij të qartë për angazhimin në zgjedhjet e 9 shkurtit.