Lahi Brahimaj, kandidat i AAK-së: Grabanica gjithmonë më ka nderuar me mikpritje dhe besim

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e Grabanicës së Klinës, të cilët i kanë ofruar mbështetje dhe besim për zgjedhjet e ardhshme.

Në një postim të publikuar, Brahimaj u shpreh mirënjohës për mikpritjen dhe lidhjen e fortë që ka ndërtuar me këtë komunitet që nga angazhimi i tij për lirinë e vendit.

“Grabanica e Klinës gjithëherë më ka nderuar me mikpritje e besim. Me këta njerëz u njoha që nga fillet e angazhimit për liri dhe kemi qëndruar vazhdimisht pranë njëri-tjetrit,” deklaroi Brahimaj.

Ai theksoi energjinë pozitive dhe atmosferën e fitores që ndjeu gjatë takimit me bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët.

“Faleminderit Grabanicë për besimin! Do të jem zëri juaj për një Kosovë ku fitojnë të gjithë,” përfundoi ai, duke ftuar qytetarët të mbështesin vizionin e AAK-së për Kosovën fituese.