AAK sot ka diskutuar në Klinë lidhur me programin e Aleancës për Kosovën Fituese.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Klinës, Zenun Elezaj njëherit kandidat për deputet si dhe Lahi Brahimaj po ashtu kandidat për deputet.
Ata takuan banorët e fshatrave Zllakuqan, Pataqan dhe Radulloc, ku folën për realizimin e projekteve të rëndësishme që ka bërë AAK si qeverisje lokale si dhe gjatë kohës së Qeverisë Haradinaj.