Qytetarët e Lagjes Përlina të Klinës, gjatë gjithë ditës së sotme janë pa energji elektrike.
Klina.info mëson se që nga mëngjesi i sotëm ata janë në terr, derisa bizneset janë ankuar që disa prej tyre nuk kanë mundur as të punojnë për shkak të këtij problemi.
Ndryshe, KEDS nuk ka paralajmëruar që do të ketë shkyqje, por as nuk ka dhënë ndonjë përgjigje se çfarë është duke ndodhur./Klina info/