Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqeniës Sociale, Hekuran Sejdiu, ka pritur në takim ish deputetin e parlamentit të Kosovës, Labinot Tahirin, me të cilin kanë biseduar rreth situatës së krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19.
Me këtë rast, Tahiri ka dhurar 1 000 maska për Komunën e Klinës, të cilat do të përdoren nga stafi mjekësor i QKMF-së, policia e Kosovës dhe qytetarët.
Kryetari Elezaj ka falënderuar ish deputetin Tahirin për këtë ndihmë, që do të ndikojë nëparandalimin e përhapjes së virusit.
Elezaj ka thënë se është për tu vlerësuar humanizmi i treguar nga qytetarët në këtë kohëtë përhapjes së kësaj pandemie
Ndërsa Tahiri ka falënderuar kryetarin për pritjen dhe theksoi se është obligim i ynëqytetarë që të kontribuojmë në ofrimin e kushteve të përshtatshme për mjekët dhe qytetarët.