La Liga ka kërkuar që të shtyhet ndeshja Mallorca-Cadiz e planifikuar fillimisht me 12 nëntor, si pasojë e ndeshjes Kosovë-Izrael, që do të zhvillohet me këtë datë.
Liga spanjolle thotë se klubi i Mallorcas ka marrë njoftimin për thirrjen e Vedat Muriqit nga Kosova.
Ndeshja do të shtyhet, ndërsa data ka mbetur për t’u caktuar.
La Liga hodhi akuza ndaj FIFA-s që po merr vendim për kalendarin pa bërë një marrëveshje paraprake.
Kosova nuk luajti me Izraelin në muajin tetor për shkak të luftës që shpërtheu atje.
Kësisoj u ndaluan të gjithë ndeshjet e Izraelit në të gjithë nivelet e sportit.