La Liga me postim të veçantë për Vedat Muriqin

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ishte protagonist mbrëmë në fitoren e Mallorcas kundër Alavesit, në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga, shkruan Zeri.info.

Skuadra e Muriqit triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Alavesit.

Golin e parë e shënoi Abdon, kurse të dytin e realizoi ylli i Kosovës në minutën e 45+4.

Me këtë gol, sulmuesi arriti në kuotën e katër golave të realizuar që nga ardhja e tij në Mallorca në muajin janar nga Lazio.

Për këtë paraqitje të sulmuesit prizrenas, La Liga, e ka përshëndetur atë përmes rrjeteve sociale, ku bëri një postim special për “Piratin e Kosovës”, me mbishkrim në gjuhën angleze dhe atë spanjolle, duke menduar se kjo është mënyra se si duket një golashënues.

Me golin e shënuar nga Vedat Muriqi, Mallorca arriti të shpëtojë nga zona e rrezikshmërisë dhe tani është e 16-ta me 32 pikë.

Muriqi është i huazuar te skuadra spanjolle për gjashtë muaj nga Lazio.